Përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion mbi Kosovën.
Ai pret se takimi i nesërm i Kryeministrit Ramush Haradinaj e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli me Ambasadorin e Amerikës, Philipp Cosnett do të jetë përcaktues për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Për këtë sipas tij Brukseli dhe vendet e QUNIT-it duhet të bëjnë presion mbi liderët kosovarë.







