Zgjedhjet presidenciale

Siljanovska Davkova dhe Pendarovski në rrethin e dytë të zgjedhjeve

Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE, dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend.

Siljanovska Davkova, sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor nga votat e numëruara, prej 3.360 vendvotime përkatësisht 95,78 për qind të vendvotimeve ka fituar 349.746 vota – 40,23 përqind, përderisa Pendarovski 173,612 vota përkatësisht 19,97 përqind.

I treti për nga votat e fituara nga shtatë kandidatët është Bujar Osmani nga BDI me 116.319 vota (13,38), më pas Arben Taravari me 81.671 (13,38), Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 76.894 (8,85), Biljana Vankovska me 39.660 (4,56) e mbështetur nga E Majta, dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 7.898 vota.

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjehdor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, në konferencën e fundit për shtyp mbrëmë para mesnate theksoi se jehona e votuesve sipas të dhënave nga 3.156 vendvotime është 49,75 për qind. Në votim dolën 810 971 votues. /zhurnal.mk