“Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim për t’u pështy?”, fjalët epike të Mikullovcit në Kuvend

Lumir Abdixhiku nga LDK ka thënë se sot Kosova ka humbur një aktor, intelektual dhe politikanë të rrallë.

Ai ka thënë Adem Mikullovci ka qenë njëri prej deputetëve më të dashur të Kuvendit të Kosovës.

Duke kujtuar Mikullovcin, ai ka ndarë përmes Facebook, thënien me të cilën vite më parë ai kishte hapur seancën e Kuvendit të Kosovës si deputeti më i vjetër, transmeton Klan Kosova.

“Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim për t’u pështy?”, është thënia e Azem Shkrelit që e kishte thënë Mikullovci.