Sikur të mos mjaftonte virusi, një tornado shkatërrues përmbyt pjesën jugore të ShBA-së

Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur nga stuhitë dhe përmbytjet e shkaktuara nga tornadot nëpër disa shtete jugore të SHBA. Tornadot goditën në Luiziana, Texas dhe Mississippi.

Të dielën, Agjenda e Menaxhimit të Emergjencave në Misisipi konfirmoi vdekjen në tre qarqe. Në Luiziana, një numër shtëpish u shkatërruan në qytetin e Monroe.

Shërbimi Kombëtar i motit tha që stuhi të mëdha kanë ndodhur të dielën vonë dhe mëngjeisn e së hënës, veçanërisht në pjesë të Mississippi, Alabama dhe Georgia.

“Tornado të forta, erëra shkatërruese dhe breshër i madh janë të gjitha të mundshme,” paralajmëroi agjensia.

Në Mississippi, tre vdekje u konfirmuan në Jefferson Davis County, dy në Laërence dhe një në Walthall.

Javën e kaluar, Shoqëria Amerikane Meteorologjike nxori udhëzime për strehim gjatë pandemisë koronavirus. Shumica e banorëve në SHBA ishin urdhëruar të qëndronin në shtëpi.

“Mos lejoni që virusi t’ju pengojë të kërkoni strehim nga një tornado,” tha shoqata dhe këshilloi bërjen e planeve të strehimit paraprakisht në shtëpi ose me fqinjët, miqtë ose familjet.

Strehat publike në shumë komunitete janë të mbyllura për shkak të masave të bllokimit. Njerëzve iu kërkua që të ndiqnin udhëzimet për distancën sociale nëse ata duhet të kërkojnë siguri në një hapësirë ??publike si një shkollë.

Guvernatori i Alabama, Kay Ivey shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të dielën që pezulloi masat zbutëse Covid-19, e cila mund t’i ketë penguar njerëzit të mblidhen në strehimore publike në atë shtet.