Anëtarë të shoqërisë civile në kuadër të aktivitetit të tyre të marshit kundërshtues ndaj projektligjit të financimit të partive politike, kanë hasur në rezistencë nga truprojat e Partisë Demokratike të Kosovës.
Shoqëria Civile ka tentuar t’i vendosë disa pankarta kundërshtuese në hyrje të zyrës së PDK-së, por sigurimi i kësaj partie ka kundërshtuar dhe kanë filluar t’i heqin këto pankarta dhe kjo ka ngjallur reagimin e shoqërisë civile duke i’u thënë Marre.
Anëtari i shoqërisë civile Ismet Kryeziu i ka bërë thirrje Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli duke thënë se: “Ne jemi qytetarë të këtij vendi dhe kemi të drejtë të protesojmë e të tregojmë pakënaqësinë tonë ndaj këtij ligji”. përcjellë Ballkani.info
Shoqëria civile ka vazhduar kundërshitmin e tyre para zyreve të PDK-së duke shprehur pakëkanqësinë e tyre dhe janë larguar ./Ballkani.info/







