Sigurimi i Ministrit të Brendshëm sulmon shefin e policisë së Tetovës, këto janë pamjet

Sipas dëshmitarëve okularë që ishin në vendngjarje, thuhet se ishte këshilltari i Ministrit të Brendshëm Çulev, Zoran Gjorgjevski-Çikash i cili pretendohet se sulmoi fizikisht shefin e njësisë së sigurisë në komunikacion në Tetovë.

Videoja është publikuar në internet në të cilën shihet përleshja fizike, të cilën policët po përpiqen të parandalojnë.