SIGKOS jep për Fondin e Sigurisë 10 000 euro

Kompania e sigurimeve SIGKOS, pronë e aksionarëve Hashim Deshishku dhe Milazim Zeqiraj, ka shprehur gatishmërinë për përkrahjen materiale për Fondin e Sigurisë.

Për këtë fond ata sot kanë dhuruar 10 000 € (dhjetë mijë euro).