Shfrytëzimi i veturave zyrtare për punë personale, ka qenë temë shqetësuese në muajt e kaluar.

Por si duket, kjo nuk i ka penguar disa zyrtarë që të ndalin shfrytëzimin e këtyre automjeteve si dhe shkeljen e rregullave të komunikacionit.

Në fotot e siguruara nga një lexues i Ballkani.info, shihet vetura zyrtare me targa 07Z (që i bie të jetë nga Gjakova), e parkuar në Ferizaj dhe atë duke bllokuar trotuarin dhe gjysmën e rrugës ku qarkullojnë veturat.

Në foto shihet edhe një zyrtar policor afër veturës zyrtare. /Ballkani.info