Edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, të burgosurve iu është mundësuar votimi përmes ekipeve mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Lidhur me procesin e votimit në këtë vend ka folur zëvendësdrejtori Idriz Shabani.
Shabani tha në një intervistë për Klan Kosova se të drejtë vote kanë 128 të burgosur.
“128 të burgosur kanë të drejtë vote. Të shohim tani se a duan të gjithë të votojnë apo jo. Ne i lajmërojmë të burgosurit se kanë të drejtë të votojnë dhe pastaj ata vendosin se a do të votojnë apo ajo”.
Ai theksoi se të burgosurit kanë pasur mundësi ta përcjellin edhe fushatën zgjedhore nëpërmjet televizionit.







