Marte Tunaj

Si Vasfija ishte edhe Marte Tunaj e cila vdiq pa mbështetjen e institucioneve

Rrëfimi publik i Vasfije Krasniqit për dhunën seksuale që ka përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1999, ka nxitur shumë reagime nga persona përgjegjës publik.

Analisti Imer Mushkolaj së fundi në facebook ka reaguar duke treguar se para Vasfije Krasniqit kishte dëshmuar edhe Marte Tunaj e cila ka vdekur para dy vitesh, shkruan Ballkani.info.

Ku sipas Mushkojat Tunaj nuk ka pasur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, as të institucioneve komunale të asaj kohe.
Ja postimi i plotë:

Marte Tunaj, e cila ka vdekur para dy vjetësh, është gruaja e parë që ka dëshmuar për dhunimin e kryer gjatë luftës në Kosovë. Ajo kishte dëshmuar për krimin para trupit gjykues, Milosh Jokiq ishte shpallur fajtor, por me ndërhyrjen e ish-shefit të UNMIK’ut, Hans Haekerup, Gjykata e Gjilanit e kishte liruar nga burgu. Sipas rajonipress, Marte Tunaj nuk e pati mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, as të institucioneve komunale të asaj kohe. Pas vdekjes, e vetmja nga politikanët për ngushëllime shkoi Atifete Jahjaga. Martja nuk jeton më, e neve të gjallëve na ka mbetur turpi që nuk bëmë asgjë për të.