Si u zbulua varreza masive e shqiptarëve në Serbi përmes imazheve satelitore

Disa imazhe satelitore kanë qenë vendimtare për zbulimin e varrezës në Kizhevak të Serbisë, besohet se aty janë 15-17 trupa.

Dyshime se në këtë vend ka varrezë masive kishte qysh moti.

Por, gërmimet në kërkim të trupave të shqiptarëve të vrarë filluan tek në vitin 2015.

Që nga ajo kohë, këtu në Kizhevak të Serbisë është gërmuar, por nuk kishte ndonjë rezultat.

Por, gjërat morën kthesë pozitive para pak ditësh, ku në këtë vend u zbuluan disa mbetje mortore.

Gjithçka duket të jetë mundësuar, tek kur EULEX-i kishte arritur që ti siguroj disa imazhe satelitore.

Këto imazhe përmes një video i ka publikuar vet Misioni Evropian për Sundim të Ligjit.

Këto foto satelitore janë të  vitit 1999, kohë kjo kur në këtë vend janë varrosur trupat e shqiptarëve.

Për këtë cështje ka folur Javier Snatana, që është arkeolog forenzik në EULEX.

Ai shpjegon problemet e mëdha që kanë hasur deri në zbulimin e trupave.

E situatën e kishte komplikuar edhe më shumë konstrukti i kësaj miniere në Kizhevak.

Kjo pasi që këtu janë katër apo pesë galeri, ku secila ka një lartësi prej afërsisht 13 metra.

Ndërsa këtu dyshohet se janë në mes të 15 deri në 17 trupa.

Se imazhet që satelitore ishin vendimtare e pranon edhe vet Javier Santana, ndërsa këto materiale i janë dhënë Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur nga Komiteti i Kryqit të Kuq. 

Por, puna këtu është larg të përfunduarit.

Për të vazhduar puna këtu sipas koordinatori për zhvarrime në EULEX, Krasimir Nikolov, duhet një urdhër gjykate.

E tek atëherë mund të procedohet me procesin e zhvarrimit.

Ndërsa, si hap shumë pozitiv zbulimin e këtyre mbetjeve mortore e ka cilësuar edhe Tarja Fromisto, që është zv, drejtoreshë e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

Formisto u ka bëri thirrje edhe një herë të afërmëve të gjithë personave të zhdukur që t’i japin mostrat e gjakut për ta lehtësuar procesin e identifikimit.