10 ditë më parë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i dërgoi një letër Isa Mustafës, kryetarit të LDK-së.
Kjo letër e cila u dërgua fizikisht në zyret e LDK-së, nder tjerash thoshte se: “Nuk mundemi tash t’i delegjitimojmë institucionet demokratike me ujdi monarkësh. Zgjedhja e Konjufcës ishte legale dhe legjitime”.
Po ashtu Kurti në këtë letër e quante edhe “ogur të keq” largimin e Konjufcës nga pozita e kryeparlamentarit, shkruan Ballkani.info.
“Institucionet e Kosovës nuk janë mjete partiake a personale, por vlera shtetërore e demokratike. Ju lutem hiqni dorë nga kjo marrëveshje jodemokratike e veprimit politik. Ne të dy nuk jemi diktatorë, ne nuk bën të sillemi a veprojmë si të tillë”, shkuante tutje Kurti në letrën dërguar Mustafës.
E Ballkani.info sot ka qenë media e parë në Kosovë që ka raportuar ekskluzivisht për arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy partive. Kjo marrëveshje nënkupton largimin e Glauk Konjufcës nga pozita e kryeparlamentarit dhe marrjen e një pozitë tjetër, me gjasë atë të shefit të diplomacisë.
Po ashtu kjo marrëveshje nënkupton që pozita e presidentit të negociohet pas skadimit të mandatit të Hashim Thaçit.
Letra e Kurtit për Mustafën:








