Si u infektuan 12 rastet e reja të Gjilanit me virusin Corona?

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se 12 rastet më të reja pozitive me Covid-19 në këtë komunë, burimin e infeksionit e kanë nga kontaktet me nëntë personat të cilët dolën pozitivë në dy ditët e kaluara.

“Nga 63 të testuar sot, 12 raste rezultuan pozitive. Këto infeksione janë nga kontaktet e 9 të infektuarave nga dy ditet e kaluara. Po ashtu, edhe nesër presim një numër të testimeve. Lajmi i mirë është se janë negativizuar nëntë raste nga ritestimet”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij.

Haziri, me këtë rast, ka lutur qytetarët që t’i përmbahen masave mbrojtëse.

“Lutja ime t’i perbaheni distancimit social dhe masave mbrojtëse. Po kalojmë një kohë të vështirë të rikthimit të infeksionit. Duhet ta mundim bashkë. Përshtatu masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Ne kemi informacione të sakta mbi burimet e të infektuarve, por vrusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund!”, ka shkruar Haziri.