Si u dërguan në Hagë një vit më parë Thaçi, Veseli e Selimi? (VIDEO)

Sot, janë bërë një vit prej kur ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryetari i Parlamentit Kadri Veseli dhe ish- deputeti Rexhep Selimi u transferuan për në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Më 5 nëntor të vitit 2020, pas konfirmimit të aktakuzave ndaj tre ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njëjtit u paraqitën në selinë qendrore të EULEX-it, në Prishtinë.

Nisja e eskortës, në të cilën gjendeshin të tre liderët politikë kosovarë, u bë asokohe nga selia e EULEX.

Kurse aeroplani që i dërgoi për në Hagë nga aeroporti ushtarak i KFOR, lëshoi tokën e Kosovës pasdite.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestuan nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për dyshimet për krime lufte.

Më 4 nëntor ishte arrestuar ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, nga Specialja.

Krasniqi u arrestua nga EULEX në mëngjesit e 4 nëntorit të vitit 2020.

Pas përfundimit të operacionit ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u arrestua dhe u bë e ditur se iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës.

Më vonë ai u nis drejt Hagës.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ishte konfirmuar më 26 tetor 2020.

Më poshtë gjeni kronikën se si ishin dërguar në Hagë, Thaçi, Veseli e Selmi.