Si të votoni te dielën në zgjedhje lokale?

Qytetarët mund të votojnë një kandidat për asamble dhe një kandidat për kryetar edhe nëse s’i takojnë partisë së njëjtë.

Në këtë mënyrë qytetarët e Kosovës hodhën votën me 14 shkurt në zgjedhjet  parlamentare.

Të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe këtë të diele, por kësaj radhe gara është për komunat.

Në 38 komuna të Kosovës kandidatë të ndryshëm do të jenë në garë për të udhëhequr me to.

E sa votues do të jenë në përgjithësi, dhe sa do të votojnë për herë të parë tregon zëdhënësi për media i KQZ Valmir Elezi,

Edhe mënyra e votimit nga zgjedhjet qendrore dallon në këto komunale.

Kjo pasi që qytetarët   mund të votojnë  një kandidat për asamble dhe një  kandidat për kryetar edhe nëse i takojnë subjekteve të ndryshme politike.

Por nëse kjo do të jetë një lehtësim të qytetarët në këto zgjedhje, ata kanë një problem tjetër nëse janë jashtë qytetit në të cilin janë të regjistruar.

Kandidati i  cili merr më shumë 50 % të votave shpallet automatikisht kryetar i komunës qysh në rundin e parë.

Por nëse  kandidatët janë me më pak se 50% atëherë  dy nga ta të cilët kanë numrin më të madh të votave shkojnë në balotazh.

Kutitë e votimit këtë të diele hapen që nga ora 07:00 e mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Për të parë videon kliko këtu.