Si të trajtoni aknet në zona intime – Këshillat e dermatologëve

Të gjithëve iu ndodhë të kenë ndonjë puçërr diku tjetër pos në fytyrë. Mund të jenë në shpinë, gjoks, qafë, por mund të shfaqen edhe në zona intime.

Nëse keni menduar se është e pazakontë, mos u shqetësoni! Kjo iu ndodhë në fakt shumë femrave dhe është plotësisht normale të shohësh një dermatolog për këtë problem.

Kjo mund të ndodh si pasojë e djersitjes, bikini të lagura, depilimi i ashpër ose edhe fërkimi i rrobave.

Zona intime është shumë e ndjeshme ndaj këtyre faktorëve prandaj është shumë normale që të shfaqen aknet ose puçrrat në të.

Dr Jessica Shepherd është një eksperte e shëndetit të femrave nga Chicago dhe ajo ka shpjeguar se si mund të trajtohen këto akne dhe kur duhet të shqetësoheni.

Ajo thotë se nëse ato fillojnë të shfaqen pas marrëdhënieve me një partner të ri, atëherë kjo është shumë e rrezikshme sepse ju me shumë gjasë keni marrë një infeksion të transmetueshëm seksualisht.

Mirëpo në rrethana normale, ato janë të trajtueshme.. Së pari, ju duhet të kuptoni se çfarë po i shkakton ato. Zakonisht ato shkaktohen tek personat që ushtrojnë palestër nga djersitja.

Ato gjithashtu mund të shkaktohen nga produktet e parimit me pH shumë të lartë.

Para se të përdorni diçka për të trajtuar këto puçrra duhet të kuptoni se a janë qime të rritura nga brenda apo akne. Qimet mund të rriten nga brenda edhe nëse përdorni brisk apo dyllë për depilim.

Mos i shpërtheni assesi këto puçrra, vetëm dermatologët mund ta bëjnë këtë në mënyrë plotësisht të sigurt.

Mbajeni zonën intime të thatë, mos i mbani veshur rrobat e djersitura, shkruan lajmi.net. Gjithashtu bëni kujdes gjatë depilimit.

Kërkoni produkte pastrimi për trupin tuaj që kanë pH të balancuar. pH e duhur për zonën intime është mes 3.5 dhe 4.5.

Përdorni trajtim me peroksid benzoli. Është shumë i dobishëm për largimin e akneve, mirëpo bëni kujdes, është vetëm për përdorim të jashtëm.

Përdorni kompresë të ngrohtë. Do të ulë ënjtjen dhe do të qetësoj dhimbjet. Mos përdorni krema sepse ato vetëm do të irritojnë më shumë lëkurën.

Analizat hormonale janë një ide e mirë sepse mund të keni probleme me balancin e hormoneve.