Si të shpëtojmë nga gurët në tëmth me metoda natyrale?

Formimi i gurëve në tëmth shkaktohet zakonisht nga një tepricë e madhe e kolesterolit në lëngun e tëmthit.
Largimi i gurëve në tëmth është një nga operacionet kirurgjikale më të zakonshme që kryhet në ditët e sotme.
Procesi i formimit të gurëve në tëmth fillon së pari me formimin e kristaleve.
Më të rrezikuar për të formuar gurë të tëmthit janë të gjithë ata persona që kanë përmbajtje të lartë të kolesterolit në tëmth, e cila pengon zbrazjen e plotë të fshikëzës së tëmthit, si pasojë e grimcave të ngurtësuara në formë guri të krijuar nëpër të.
Ka edhe disa faktorë të tjerë që kontribuojnë në krijimin e gurëve në tëmth; obeziteti, faktorët gjenetikë, gratë me shumë lindje, medikamentet si kontraceptivët, mënyra e ushqyerjes.
Ky organ është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë. Substanca që ndihmon tretjen e yndyrës, ruhet në fshikëzën e tëmthit.
Simptomat kryesore janë dhimbjet e forta dhe të vazhdueshme, vjellje…
Natyra si edhe për shumë sëmundje tjera ka përbërës që mund të bëjnë mrekulli edhe për këtë sëmundje. Shumica e këtyre produkteve gjenden në kuzhinën tuaj.
Këtu janë disa prej tyre:
Uthull molle
Lëng limoni
Nenexhik
Lëngje perimesh
Luleradhiqe