Si të mposhtet Koronavirusi. Kapiteni i Kosovës me mesazh të rëndësishëm nga Italia VIDEO

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, ka folur për mënyrat se si mund të mbrohemi nga koronavirusi.

Futbollisti i Hellas Veronas në Itali, shtet ku kampionati i futbollit është pezulluar deri më 3 prill, ka përcjellur një mesazh vetëdijësimi me video, për mënyrat si të luftohet koronavirus – i njohur si COVID-19.

Këtë video-mesazh të Amir Rrahmanit nga Italia, e ka postuar Ambasadori i Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando.

Në video, Rrahmani tregon për mënyrat se si mund të parandalohet dhe luftohet ky virus, që ka marrë jetët e qindra njerëzve në Itali.