Si të kuptoni se jeni në lidhje me një narcisist – A mund të “shërohen” ndonjëherë?

Ata gënjejnë, nuk kërkojnë falje dhe ju manipulojnë. Ja se çfarë duhet të dini rreth tyre.

Shumë persona gjatë karantinës kanë pasur një moment gjatë një grindje që kanë menduar, “Pse dreqin të zgjodha ty?”. Por nëse jeni në një lidhje me një narcisist, ata do të mendojnë këtë çdo ditë kur të iu shohin juve.

Çrregullimi i personalitetit narcisist (NPD) është problem i shëndetit psikik, kur një person ka një sens të mbizhvilluar të rëndësisë së vetës, nevojës së vazhdueshme për vëmendje, shumë admirim për vetën dhe mungesë empatie për të tjerët.

Ju mund të mendoni, pse do të tërhiqej dikush prej tyre? Epo, sikur të gjithë abuzuesit e tjerë, ata janë shumë të aftë të fshehin personalitetin e tyre të vërtetë në fillim.

Narcisistët janë special dhe të dalluar në ndonjë mënyrë, më të pashëm se të tjerët, më të talentuar, më inteligjent apo karizmatik. Jo aq shumë sa ata mendojnë, por më shumë se shumica e njerëzve.

Prandaj, ata janë shumë sharmantë dhe tërheqës, dhe ata vazhdimisht iu thyejnë pjesë të vetëbesimit tuaj, gjë që iu mbanë në lidhje me ta më gjatë se sa do të ishit normalisht.

Nuk është e ditur saktësisht se çfarë e zhvillon dhe shkakton NPD, mirëpo është shumë e lehtë për të dalluar një.

Këto janë disa zakone të tyre, me të cilat ju mund t’i demaskoni nëse jeni në lidhje me një prej tyre.

Flasin vetëm për veten dhe nuk janë të interesuar për të ditur më shumë për ty

Në fillim mund të mendoni se ata po përpiqen të iu lënë mbresa duke iu treguar për vetën, mirëpo me kalimin e kohës do të vëreni se mendojnë se janë më të mirë se ju dhe nuk janë të interesuar rreth juve aspak.

Nëse ju filloni të flisni për vetën, ata do iu ndërpresin dhe do të flasin për vetën, kjo është shenja më dalluese për ta. Nëse ju e vini në dyshim ndonjë arritje të tyre – që zakonisht ata kanë zakon të ekzagjerojnë gjërat – ata do të nevrikosen shumë.

Ata “bombardojnë” me dashuri

Në takimet e para ju mbysin me komplimente, janë romantik, të pashëm, të thonë se kurrë nuk janë ndjerë kështu për dikë, dhe të thonë se të duan brenda një kohe shumë të shkurtër.

Ata do iu mbulojnë me dhurata, komplemente dhe vëmendje, por kjo është shumë e mirë për të qenë e vërtetë apo jo? Shumë shpejtë ata do të lodhen nga ju dhe do të kthejnë gjithçka rreth tyre.

Ata reagojnë keq kur ju i zhgënjeni

Ata duan që gjithçka të jetë shumë speciale dhe shumë ekstra për ta. Mund të jetë një restorant që keni zgjedhur për të darkuar, një fjalë që ata nuk e pëlqejnë, një zhgënjim shumë i vogël dhe ata do të bëhen një person tjetër që nuk ka pikë emocioni ndaj jush.

Nuk kërkojnë falje kurrë

Nuk ka negocim. Ata nuk e kanë kurrë gabim, bota është e tyrja dhe nuk ka ndonjë person tjetër që ka rëndësi për ta pos vetes. Ata vazhdimisht i thyejnë premtimet apo rregullat, janë të pambështetshëm.

Karantinë? Çfarë karantine? Ajo nuk vlen për ta, nëse ata duan të iu takojnë, ju duhet të takoheni me ta përndryshe ju jeni përbindëshi.

Nënçmimi

Asgjë që iu bëni apo thoni nuk është e mirë mjaftueshëm. Ushqimi që hani, rrobat që vishni, miqtë që keni, filmat që shikoni, shkruan lajmi.net. Çdo gjë që ju bëni do të nënçmohet që ata të ndihen më mirë për veten.

Gënjejnë për çdo gjë

Ata do të ndryshojnë realitetin që të iu bindin se sa të madhërishëm janë ata, dhe nëse ju i kapni në gënjeshtër, ata do të rrotullojnë fjalët e tyre për të iu bërë konfuz dhe nxjerrin vetën të pafajshëm.

Nëse ata iu bëjnë të ndiheni në faj për çdo gjë, është koha të ikni.

Ata nuk interesohen për ndjenjat tuaja

Narcisistët nuk janë të interesuar në ndjenja nëse nuk janë të tyret. Çdo gjë për juve do të jetë e parëndësishme dhe nuk do të ndjejnë keqardhje nëse ju jeni të mërzitur.

Ata kanë shumë pak miq për një kohë të gjatë. Ata tërhiqen prej njerëzve për një kohë të shkurtër dhe më pas lodhen prej tyre.

Ata do të përpiqen të iu mbajnë në lidhje me ta

Nëse nuk iu duan, nuk do të vërejnë që jeni larguar, apo jo? Epo gabim. Ata nuk mund të përballen me humbjen sepse askush “nuk i lë ata”.

Ata mund të përpiqen të mos iu lënë të largoheni nga ata, vetëm sepse ata kanë të drejtën të bëjnë këtë, e jo të tjerët.

Ata tradhtojnë dhe nuk përkushtohen në lidhje

Jo vetëm që të përqeshin, të kritikojnë dhe insistojnë që ju të rrini me ta me thërrmija të vëmendjes dhe dashurisë që ata iu japin, ata presin që ju të jeni besnik, ndërkohë që ata nuk janë.

Ata vazhdimisht janë duke kërkuar dikë që është më i “mirë” për ta se ti. Ata nuk ndjenjën pendim apo faj.

A mund të kuroni një narcisist?

Jo. Ata nuk janë përgjegjësia juaj. Nuk duhet të përpiqeni të “rregulloni” një person. Problemet e tyre nuk janë tuajat, mjaftë u përpoqët për një person që nuk do ta vlerësoj kurrë ata që bëni për ta.

Është në rregull të shihni një terapist, ju mund të përfundoni në një gjendje të keqe për shkak të tyre, prandaj duhet të keni prioritet shëndetin tuaj emocional dhe mendor.