Si të bëheni një lider

Roli i udhëheqësit nuk është vetëm statusi i lartë dhe sa i rëndësishëm je.Për të shfaqur aftësi drejtuese nuk ka aspak rëndësi cili është roli juaj në kompani.

Udhëheqja, në fakt do të thotë të vëndosësh qëllime dhe të jesh i qartë se çfarë kërkon nga të tjerët.

Duhet të keni aftësi të punoni në grup. Të jesh udhëheqës nuk do të thotë se jeni larguar nga njerëzit me të cilët punoni.Duhet t’i njihni mirë ata, kështu mund të kuptoni si të shfrytëzoni më mirë aftësitë e tyre.

Duhet të ndihmoni skuadrën tuaj kur ata kanë nevojë për ju , dhe të përmirësoni aftësitë tuaja. Kështu që vazhdoni të mësoni dhe të përmirësoni veten.

Dhe ç’është më e rëndësishmja, trajtoni të tjerët ashtu siç do donit të trajtoheshit, sepse njerëzit punojnë më shumë për një udhëheqës që e respektojnë.