Si ta qetësoni zemërimin e vogëlushit

Jo rrallë, prindërit ndaj britmës dhe shpërthimit të zemërimit përgjigjen me ton të ngritur, kërcënim, dënim fizik

Në vend të kësaj, por edhe për shkak të shëndetit mendor dhe personal të fëmijës, është e domosdoshme qasja krejtësisht ndryshe.

Fëmija juaj sërish është i zemëruar? Dhe ju duket që, sërish pa arsye. I hedh lodrat nëpër dhomë, bërtet me histeri, qëllon me duar dhe këmbë në dysheme, qan.

Reagimi më i keq prindëror në atë rast është, siç shpjegojnë ekspertët, absolutisht injorimi i sjelljes së tillë, sepse të rriturit dinë që fëmija gjithsesi do të qetësohet. Herët apo vonë.

Jo rrallë prindërit ndaj britmës dhe shpërthimit të zemërimit përgjigjen me ton të ngritur kërcënim dhe dënim fizik.

Në vende të kësaj, dhe për shkak të shëndetit personal dhe mendor të fëmijës, është e domosdoshme qasja krejtësisht ndryshe.

Ekspertët këshillojnë që prindërit në atë moment t’i afrohen vogëlushit histerik dhe ta përqafojnë. Apo t’ia vënë duart në supe. E shikon drejt në sy. E pyet butësisht se çfarë e mundon, për çka po qan dhe përse është i zemëruar.

E rëndësishme është që nëna dhe babai fizikisht t’i afrohen. Aq afër sa që ai të ndiej kujdesin, gjë që i është i nevojshëm për të ndërprerë shpërthimin e pakënaqësive.

Ekspertët thonë, që fëmija në 90 për qind të rasteve përgjigjet pozitivisht. Do të qetësohet dhe do të pushojë të bëhet histerik. Ndërkaq prindërit do të ruajnë nervat dhe zërin.

loading…