Si ta bëni ngjyrën metalike pjesë të garderobës tuaj?

Elementet me shkëlqim metal janë rikthyer këtë sezonë. Veshjet me ngjyrë metalike janë mënyra më e mirë për të shtuar shkëlqim dhe shumë stil në pamjen tuaj.

Këpucët, madje edhe thonjtë dhe buzët me ngjyrë metalike me të vërtetë do të duken jashtëzakonisht bukur kur kombinohen me ngjyra neutrale, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, shumë e konsiderojnë këtë trend pak të ndërlikuar dhe aventuresk. Ndërkohë që ende po hezitoni nëse duhet ta ndiqni ose jo këtë trend, ‘moda metalike’ po zhduket gradualisht.

Prandaj mos luftoni me dëshirën për të eksperimentuar me pamjen tuaj të përditshme. Më poshtë gjeni disa këshilla dhe ide se si të shtoni disa detaje me ngjyrë metalike në veshjen tuaj.

Këpucët

Besoni ose jo, ngjyra metalike kombinohet me absolutisht secilën veshje. Ne zakonisht mbajmë vathë dhe qafore me ngjyrë metalike por ka diçka më elegante dhe më me stil: këpucë me ngjyrë metalike!

Me këto këpucë, do të shtoni shkëlqimin në veshjen tuaj dhe do të dukeni për mrekulli.

Këpucët me ngjyrë metalike duken jashtëzakonisht bukur kur kombinohen me ngjyra neutrale.
Zgjidhni ngjyrën metalike sipas tonit të lëkurës. Nëse keni lëkurë me tone më të hapura, zgjidhni ngjyrën e argjendtë. Nëse keni lëkurë me tone më të errëta, atëherë ngjyra e artë duhet të jetë zgjedhja juaj.
Këto këpucë lehtë mund të kombinohen si me veshje të përditshme ashtu sikur me veshjet e mbrëmjes apo për ndonjë rast më të veçantë.