Si shkon procesi i votimit për ata që janë të izoluar me COVID-19

Në një lidhje direkte në T7, është shpejguar sesi shkon procedura e votimit për personat që janë të infektuar me COVID-19.

KQZ ka angazhuar ekipet e nevojshme për t’u ndihmuar për të votuar atyre që janë të infektuar me koronavirus.

“I kemi vëzhguesit me vete, i kemi votat, ja japin atyre listën, ata vetë i shënonjë kandidatët, nëse kanë nevojë për asistimin e dikujt, një anëtar i familjes ka të drejt me asistu”, tha njëra nga të angazhuarat në këtë proces në rajonin e Gjakovës.

“Tri familje i kemi përfundu, jemi pesë ekipe me anëtarët e tjerë, nëpër çdo shtëpi që kemi shkuar kemi kalu shumë mirë, jemi të pajisur me të gjitha mjetet mbrojtëse”, shtoi ajo.

Teksa shtoi se janë nën përcjelljen e policisë.

Kujtojmë se mbi 6 mijë persona janë aktivë me koronavirus.