Si rrallëherë publikohet një fotografi e prindërve të Albin Kurtit!

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpeshherë është pjesë e çështjeve të shumta politike që diskutohen por shumë pak kemi informacione për familjen e tij.

Kurti është nga një fshat i Malit të Zi të quajtur Sukobinë,  megjithatë ai ka lindur në Prishtinë.

Babai dhe nëna e Albin Kurtit, pothuajse asnjëherë nuk kanë dal në publik dhe nuk janë bërë pjesë e mediave, por së fundi një fotografi e tyre ka qarkulluar në internet.

Zaim dhe Arife Kurti, janë prindërit e ish-kryeministrit.

Nëna e Albin Kurtit, Arife Kurti, është inxhiniere e ndërtimtarisë,  kurse babai i tij është inxhinier i makinerisë në pension.