Si rrallëherë, Fifi thur vargje për Flori Mumajesin

Këngëtarja i ka bërë një dedikim të veçantë.

Përmes rrjetit social në Instagram, ajo ka publikuar një imazh bashkë me Flori Mumajesin derisa edhe e ka falënderuar, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera, Fifi ka shkruar se Flori ka qenë një nga personat i cili e ka ndihmuar tejet shumë në karrierën e saj profesionale.

“Duhej ta beja kohe me pare , e di .. po falenderimi qe kam ndaj teje s’eshte thjesht material , eshte shpirteror dhe nuk thuhet me pak fjale”, janë disa nga fjalët e këngëtares për artistin shqiptar.

“S’ka asgje ma me vlere per mu se momentet me notat e shpirtit tend 🎶 . Do mundohem shume qe te mos i stonoj se vallah e kane rendesine te madhe . Duhej ta beja kohe me pare , e di .. po falenderimi qe kam ndaj teje s’eshte thjesht material , eshte shpirteror dhe nuk thuhet me pak fjale .
Faleminderit 🙏🏼🤍 Faleminderit qe me kupton dhe atehere kur se kuptoj veten .
Faleminderit qe besove e me mbeshtete qe kur une isha thjeshte nje goce nga Kosova .
Faleminderit qe me dhe energji e suport kur ne fakt u desh te te jepja.
Faleminderit Zotit qe t’kom 🤲🏼 Faleminderit qe ju kom @klajdiharuni & @iambrunooooo !”, ka shkruar Filloreta Raçi e njohur si Fifi.