Si rrallë herë, Ryva Kajtazi ia qëllon në stil

Ryva Kajtazi ishte një nga të ftuarat në kanagjegjin e mbrëmshëm të Gresa Behlulit.

Këngëtarja sot ka postuar një fotografi ku tregon se si u dok në këtë aheng.

Me një fustan elegant tejet të bukur, e me një grim profesionist e flokë të lëshura me onde, Ryva duket si rrallë herë me stil.

Ndryshe, Ryva muajve të fundit po i kushton rëndësi të madhe linjave trupore, ku shpesh është shfaqur edhe në palestër.