Deputetja e Listës Serbe, Jelena Bontiq si rrallë herë është parë sot pjesë e debateve të Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Meqenëse ajo sot është parë pjesë e takimit të këtij komisioni ku po shqyrtohet Korniza Afatmesme e Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës 2020-2022, ajo nuk do të ketë qasje vendimmarrëse, njofton Klan Kosova.
Në proceset e votimeve ajo ka abstenuar.
Ashtu ndodhi kur Komisioni per Buxhet dhe Financa i dha dritën e gjelbër Raportit vjetor për Shpenzimet e Kuvendit per vitin 2018 si dhe shqyrtoi Kornizën afatmesme për shpenzimet e Kuvendit, njofton Klan Kosova.







