Si reagon Fero kur Arbenita nget makinën?

Arbenita ka shpërndarë në rrjete sociale një ‘meme’, ku ka treguar me shaka se si duket fytyra e bashkëshortit të saj, Feros kur ajo nget makinën.

“Burri im kur unë ngas makinën”-thuhet në mbishkrimin e fotos humoristike.

Fero dhe Arbenita kujtojmë se u bënë prindër për herë të parë në prill të vitit të kaluar.

Ata po vazhdojnë të jetojnë në Gjilan, përkundër angazhimeve të Arbenitës si modele që shpesh udhëton për në Angli.