Në kuadër të parandalimit të aksidenteve të mundshme, mirëpo edhe shkeljes së rregullave ne trafik, Policia e Kosovës çdo ditë patrullon në mënyrë të rregullt në territorin e Kosovës.
Në kuadër të punës së saj Policia e Kosovës jep edhe gjoba për shkelësit e rregullave në trafik.
Mesatarisht, Policia e Kosovës shqipton deri në 1 mijë gjoba për 24 orë punë, përcjell Ballkani.info.
Mirëpo, qytetarët e Kosovës kanë gjetur disa zgjidhje alternative për t’iu ikur radarëve të Policisë.
Ata kanë formuar grupe në rrjetet sociale, si Viber e Ëhatsapp për të komunikuar me njëri tjetrin nga ku edhe informojnë për vendndodhjen e patrullave.
Një lexues i lajmi.net ka dërguar fotografi në redaksinë tonë ku shihen cilësimet që qytetarët i japin policëve të Kosovës, si ‘dajë’, ‘spec’ e të tjera.
Nga Policia e Kosovës rreth këtyre raportimeve, ishte thënë se nuk po kontribuojnë sigurisë në rrugë. /Ballkani.info








