Si po e largoni partnerin pa e kuptuar as vetë, këto janë sjelljet që e prishin lidhjen

Jini të vetëdijshëm për veprimet tuaja – mund ta “flasin” më shumë se fjalët. Dashuria është një fushë e jetës ku njeriu është i dobët më shumë sesa i fortë.

Shumë nga veprimet tona në marrëdhënie lindin nga nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes ose për të kënaqur partnerin.

Me kalimin e viteve pasi kalojmë fazat më intensive të një marrëdhënieje, kjo e fundit mund të bjerë pa dëshirën tonë në grackën e monotonisë dhe me veprimet tona talargojmë partnerin pa patur më të voglën ide.

Këtu janë vetëm disa situata në të cilat një grua mund ta bëjë njeriun që do të largohet

1.Të ankuarit gjatë gjithë kohës dhe kur tjetri përpiqet t’ju bëjë të ndiheni mire

Në një lidhje, asgjë nuk duhet të merret e mirëqenë. Nëse doni diçka kërkojeni, nuk mund të prisni që tjetri ta hamendësojë. Nëse partneri është duke u përpjekur për të mësuar se çfarë pëlqeni e çfarë jo, mos u bëni gërnjare, por lërini kohë të mësojë, transmeton living.al.

2. Të kesh frikë nga intimiteti

Përpara se të prisni dashuri nga të tjerët, duhet të mësoni të doni veten. Të paturit frikë nga intimiteti nuk ndihmon në një lidhje, por krijon një hendek midis partnerëve. Mënyra më e mirë për ta kapërcyer këtë problem është komunikimi.

3. Lëreni ta shprehë veten ashtu si e ndjen

Në marrëdhëniet, njerëzit zakonisht përpiqen të shmangin konfrontimin, sepse preferojmë paqen dhe qetësinë. Mosmarrëveshjet dhe debatet janë pjesë edhe e marrëdhënieve romantike. Kur gjërat shkojnë qeta, heshtja e një njeriu lexohet si çlirim, kjo nuk është domosdoshmërisht e vërteta e një lidhjeje.

4. Mos e lejoni të ndihet i neglizhuar

Egoja e meshkujve është e brishtë. Ata mund të ndihen të braktisur dhe të lënë pas dore. Njeriu i zemrës suaj ka nevojë për ju dhe të dijë që kohën kur jeni me të nuk po e ndani me diçka tjetër mendërisht apo emocionalisht.