Gazeta spanjolle “El Pais” publikoi pak ditë më parë një analizë të 3 skenarëve të transmetimit ajror të Covid-19 në ambiente të mbyllura.
Ajo ilustroi edhe praktikat që duhet të zbatojmë për të reduktuar në minimum rrezikun e infektimit.
Një pjesë e infektimeve me Covid-19 mund të ndodhë pas një takimi të afërt dhe të drejtpërdrejtë me një person pozitiv ndaj virusit apo pas një ekspozimi mesatar në ajër të ndotur, ku pjesëza të vogla të virusit grumbullohen.
Sipas studimit rreziku i infektimit ndodh vetëm nëse gjendemi përballë një personi i cili kollitet apo teshtin, por edhe të qëndruarit për një kohë të gjatë në një ambient të mbyllur me një person që flet, bërtet apo këndon pasi amplifikohen rreziqet e infektimit.








