Si përfundoi predha nga kopshti në kazermen “Adem Jashari”? Flet komandanti i FSK-së, Rrahman Rama

Një person gjeti një mjet shpërthyes në kopësht e dërgoi në FSK për ta deaktivizuar, alarmohet ushtria e Policia e Kosovës.

Shiritat e vendosur më herët po i largojnë.

Kjo rrugë dhe të tjerat që qojnë tek kazerma Adem Jashari në dalje të Prishtinës u mbyllen.

Në hyrje të këtij objektit u ndal një veturë brenda së cilës ishte një mjet shpërthyes.

Deri këtu, e solli një qytetar nga Skënderaj i cili predhën e gjeti në kopshtin e shtëpisë së tij në Prishtinë dhe e dërgoi në FSK për ta deaktivizuar.

Ekipet e specializuara morën të gjitha masat dhe kontatuan se kjo predhë ishte e luftës së fundit në Kosovë.

Pak kohë iu deshën FSK-së dhe policisë për të kryer punën që u kërkohej.

Më pas, Policia e Kosovës ; konkretisht njesia e deminimit ka përfunduar procedurat dhe mjetin e rrezikshëm e kanë dërguar në një vend të sigurt për ta deaktivizuar.