Si përfundoi nga yll pornografie në të pastrehë

Një prej aktoreve më të famshme në filmat pornografikë ka ndryshuar tërësisht stilin e jetesës. Tani, ajo është e pastrehë dhe jeton në nëntokë në Las Vegas.

Jenni Lee, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Sadorra, u zbulua se banonte në tunelet pranë klubit të striptisteve.

37-vjeçarja u intervistua nga një gazetar që po realizonte një dokumentar për njerëzit e pastrehë.

Stephanie, e cila mezi njihej nga ditët kur ishte pjesë e industrisë për të rritur, zbuloi vetë se në kaluarën ka qenë yll pornografik.

“Unë kam qenë shumë e famshme. Isha shumë seksi”, tha ajo. Nuk dihet se si përfundoi duke mbetur e pastrehë dhe duke jetuar në tunele, por insiston se jeta atje nuk është aq e keqe.

“Nuk është aq e vështirë sa mendoni ju, të gjithë të respektojnë. Të gjithë sillen mirë me njëri-tjetrin, gjë që nuk e gjen shpesh në jetën tjetër. Jam e lumtur, kam çdo gjë që më duhet këtu”, tha ajo.

loading…