Si në shkollë fillore, ministrat e presin në këmbë Albin Kurtin

Të ngritur të gjithë në këmbë, kështu e kanë pritur sot ministrat, kreun e Qeverisë, Albin Kurti, derisa, ky shkoi i fundit në mbledhjen e ekzekutivit.

Qeveria e Kosovës momentalisht është duke e mbajtur mbledhjen e 18 me radhë, derisa, në këtë mbledhje po diskutohet për 100 ditët e para të punës.

Mirëpo, mbledhja që ishte lajmëruar të fillonte në ora 14:00 e që nisi me disa minuta vonesë, ka qenë më ndryshe se tjerat pasi që ministrat e pritën të ngritur në këmbë Albin Kurtin që shkoi i fundit në sallë.

Para se të niste kjo mbledhje, Qeveria në profilin e tyre zyrtar e ka publikuar një fotografi të Kurtit ku shihej në zyrën e tij, duke u përgatitur për këtë mbledhje.