Si në filma, rrahje masive në Gjakovë mes disa personave

Një përleshje me të paktën 10 persona të përfshirë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qendër të Gjakovës.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Lirije Podrimaj, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës i ka thënë Gazetës Sinjali, se rrahja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe se 6 persona janë shoqëruar në Stacionin e Policisë në Gjakovë.

“Rreth orës 16:00, ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve në rrugën ‘Abedin Tërbeshi’ dhe deri më tani janë shoqëruar në stacionin e Policisë gjashtë persona. Po ashtu personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar ajo.

loading…