Si ndodhi therja me thikë e nxënësit në Podujevë

Një nxënës rreth orës 1 është therur me thikë në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë përballë shkollës ekonomike “Isa Boletini”.

Ballkani.info ka kontaktuar zëvendësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se nxënësi është therur me thikë.

“Rreth orës 1 është therur me thikë një nxënës, është dërguar menjëherë në QKUK. Policia është duke mbledhur gjitha faktet që të dërgojnë në mësimin e motiveve që shkaktuan këtë konflikt”, tha Morina

Pak ditë më parë një tjetër përleshje mes nxënësve ka ndodhur përballë kësaj shkolle. /Ballkani.info/