Si mund ta dalloni a ka kamera të fshehura në dhomat e zhveshjes

5 mënyra për të dalluar a jeni duke u përgjuar në dhomë të zhveshjes

Privatësia perceptohet ndryshe rreth botës, p.sh. në Gjermani thuajse të gjithë i mbajnë dyert e mbyllura me qelës, por në Amerikë është e kundërta, raporton “BrightSide”

Mirëpo të gjithë pajtohemi se do na pengonte shumë nëse dikush në mënyrë sekrete po na shikonte.

Këto këshilla do i’u ndihmojnë ta dalloni nëse jeni duke u përgjuar në dhoma të zhveshjes në dyqane:

  1. Vëzhgoni dhomën për ndonjë objekt të dyshimt

Mënyra më e lehtë për të gjetur ndonjë kamerë të fshehur është nëse i vëzhgojmë objektet me kujdes. Vëmendje të veçantë duhet të ju kushtojmë llambave, dekorimeve murale, rafteve etj.

  1. Lidhu në Wi-Fi

Kamerat e mbikëqyrjes zakonisht duhet të jenë të lidhura në Wi-Fi, pra nëse ka një rrjet aktiv në dhomë, ju duhet ndonjë aplikacion i veçantë që mund të ju tregoj se çfarë pajisje janë të kyçura në atë rrjet.

  1. Përdorni blicin e telefonit

Pasqyrat janë një ndër vendet më të lehta për të fshehur një kamerë. Nëse mund ta ndalni dritën, dhe të përdorni blicin e telefonit që të shikoni përtej pasqyrës, do ta gjeni kamerën nëse është aty.

  1. Shikoni mirë në pasqyrë

Nëse pasqyra është e dy-anshme, provoni të bëni pak errësirë me duar dhe shikoni në vrimën mes duarve që të dalloni se a shihet diçka në anën tjetër.

  1. Prekni pasqyrën

Kur prekni një pasqyrë normale, do ketë një hapësirë të vogël mes gishtit tuaj dhe reflektimit, ndërsa te pasqyrat e dy-anshme gishti juaj do të prekë reflektimin.