Si kishte ndodhur përplasja ndërmjet Xhavit Halitit, Gani Dreshajt dhe Arben Gashit në Kuvend (VIDEO)

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Halitit dhe deputetit të AAK-së Gani Dreshajt.

Kjo pasi që më 18 maj të vitit 2018 në Kuvendin e Kosovës kishte ndodhur një përplasje mes tyre dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Por si erdhi deri tek ky konflikt, ju rikujtojmë përmes një video në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetari Xhavit Haliti, pasi që kishte mbushur fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e kishte goditur me bërryl deputetin Gashi, derisa po kalonte, sikur shihet dhe në videon e Ekonomia Online.

Pas kësaj deputeti Gani Dreshaj kishte dalur në anën e Xhavit Halitit duke dashur të sulmojë fizikisht Arben Gashin.

Përplasja fizike pason përplasjen verbale dhe fyerjet që Haliti e Gashi patën në seancën një ditë para kësaj përplasje në Kuvendin e Kosovës.

Pasi nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, nuk ia kishte dhënë fjalën Gashit të LDK-së, ky u qua në këmbë nga ulësja e tij dhe e fyeu Halitin, i cili po e udhëhiqte seancën.

“Balosh ama fjalën”, “mashtrues”, “shko në rrotë të samës” etj., ishin disa nga fyerjet që lëshoi Gashi. Ndërsa Haliti ia ktheu me fjalët: “qen bir qeni”.

Haliti dhe Gashi përplasen edhe fizikisht në Kuvend from Ekonomia Online on Vimeo.

loading…