Vjosa Osmani dhe deputeti i i LDK’së që e mbështetë, Haxhi Avdyli, tashmë kanë nisur fushatën zgjedhore, pas krijimit të iniciativës së re qytetare dhe zbulimit të motos ‘’Guxo’’.

Avdyli njoftoi në Facebook se sot Osmani e paska vizituar qytetin e Prizrenit, ku pjesëmarrësit apo përkrahësit, mes tyre edhe njerëz të LDK’së, i quan ‘guximtarë’.

Përveç kësaj, vlen të përmendet fakti që në këtë post, Avdyli, me profesion mjek ka lëshuar shumë gabime drejtshkrimore.