Si i komenton Kurti deklaratat e Bislimit “ata që nuk ndryshojnë janë injorantë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur të hënën nga gazetari Çim Peka se si e komenton deklaratën e zëvendësit të tij Besnik Bislimi “që ai që nuk i ndryshon qëndrimet kur ndryshojnë rrethnat është injorant”.ë

“Nuk e di kontestin në të cilin e ka thënë. Pyetne Bislimin, unë po e jap mendimin tim”, është përgjigjur Kurti.

E sipas tij, ai ndryshimin e madh e ka bërë në qershor të vitit 2010 kur e ka formuar Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë kam protestuar kundër gjithë sistemit deri në vitin 2010. Në momentin që jemi bërë pjesë e skenën politike e kemi bërë kalimin e madh”, ka thënë Kurti.

Sipas tij LVV-ja nuk ka ndryshuar nga koncepti i tij.

“Rrugës mund të ketë strategji, por s’kemi ndryshuar nga koncepti”, ka thënë kreu i ekzekutivit.