U Arrestua

Si hyri në oborrin e FSK-së shtetasi serb, një ditë para votimit të ushtrisë

​Një burrë i komunitetit serb është arrestuar nga policia e FSK-së, pasi kishte hyrë në parkingun e Ministrisë së FSK-së i paautorizuar.
Rastin e ka konfirmuar Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së.

Sipas Shalës dyshimet e para tregojnë se personi në fjalë i painformuar ka hyrë me makinë në parkingun e FSK-së.

“Një qytetar i komunitetit serb, e jo gazetar, si duket i painformuar ka hy me makinë në parkingun e Ministrisë së FSK-së. Për shkak të masave të shtuara të sigurisë, në prag të ceremonisë “Mandatimit të FSK-së” që do të mbahet me datë 14 në ndërtesën e MFSK-së, Policia e FSK-së personin në fjalë e ka legjitimuar dhe e ka dorëzuar te Policia e Kosovës e cila procedon më tej sipas procedurave të tyre”, ka thënë ai për Kallxo.com.