Përplasje

Si filloi përplasja mes Ganisë dhe Lumbardhit? Publikohet materiali që tregon gjithçka

Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) është diskutuar përplasja e Gani Gërmisë me Lumbardh Salihun.

Debati i tyre nisi me ofendime e tone të larta, teksa në një moment gazetari e goditi edhe tavolinën.

Në një material të ri është diskutuar në tërësi se si nisi kjo bisedë dhe si eskaloi humoristi nga Kamenica.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja tregon që gjithçka nisi kur Lumbardhi i përmend Ganisë disa gjëra nga jashtë, nga jeta e tij personale.

Ganiu në anën tjetër u shpreh se nuk ka qenë një gjest i mirë dhe se nuk ndihet krenar për këtë.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti shtoi se ka ndodhur në afekt dhe se në ato momente nuk ishte në gjendje të mirë emocionale.

Për Lumbardhin e të tjerët, ky veprim i Ganisë ishte i papranueshëm dhe i papërshtatshëm për formatin.