Lajmi se pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë sekuestruar dje një veturë Lamborghini për shkak të një videoje në të cilën Urosh Paniq, djali i Petër Paniq, kumbari i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, voziste dhunshëm dhe shante e fyente policinë rrugore, nuk shpëtojnë edhe nga mediat rajonale.

Portali i Sarajevës Klix.ba shkruan se djali i kumbarit të Vuçiqit është tërbuar nëpër Beograd dhe ka fyer policinë dhe se në fund i kanë konfiskuar makinën Lamborghini.

“Nuk ka vend në rrugë për shoferë arrogantë, të pamatur dhe të dhunshëm. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë vepron ligjërisht, me vendosmëri dhe konsistencë në luftën kundër çdo lloj kërcënimi për sigurinë e qytetarëve”, është theksuar në llogarinë zyrtare në Instagram të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, transmeton Klix.ba, portal ky që ka “postuar” edhe videon e Paniqit në faqen e saj.

“Oslobodjene” e Sarajevës në tekstin e saj me titull “Mund të më th***: MPB-ja konfiskoi Lamborghinin e kumbarit të Vuçiqit”, veçoi fjalët e Paniqit nga videoja: “Le të vijnë me ortakët të më ndjekin, ja Car Dushani, Dorçoli, le të vijnë të unë do t’ju tregojë se çfarë është fantazma e Beogradit. Çfarë do të bëni me Shkodat tuaja? Ju mund të ma th*** k*** dhe të më dërgoni me postë, dëgjohet duke thënë nder tjerash”.

Vučićev kumić pic.twitter.com/lIGzqEqXpN

— Fascinantno (@Fascinantno1) March 25, 2023

Urosh Paniq shpesh publikonte video të ngasjes së rrezikshme në rrjetet sociale, ndërsa konfiskimi i automjetit ndodhi pas reagimeve të dhunshme në opinion dhe media.

Portali “Slobodna Bosna” shkruan se MPB-ja ka sekuestruar Lamborghini-n e kumbarit të Vuçiqit, dhe shton se ai ka sharë dhe kërcënuar policinë: “Çfarë do të bëni me Shkodat tuaja”.

“Dhe, sigurisht, ai e di që nuk do të përgjigjet”, shton “Slobodna Bosna”.

Për këtë incident ka raportuar edhe Indexi kroat.

Ndër të tjera kanë raportuar se kush është Petar Paniq, kumbari i Vuçiqit.

“Kjo nuk është hera e parë që Paniq i riu vozit me arrogancë një veturë dhe ofendon policinë”, shkruan Nova.rs dhe shpjegon marrëdhënien mes Petar Paniqit dhe Aleksandar Vuçiqit.

“Ata shkruajnë se Paniq dhe Vuçiq janë shumë të afërt nga ditët e tyre radikale. Profili i Paniqit në Facebook është i mbushur me foto të përbashkëta me Aleksandar Vuçiqin e kohëve të vjetra. Ai njihet me pseudonimin Pan dhe më parë ka qenë i lidhur me klanin Surçin e më pas me klanin Zemun dhe është me origjinë nga Zemuni”, transmeton Index.