Video

Si e nxjerrni të gjithë ketchup-in nga shishja?

Sa herë keni luftuar me pjesën e mbetur të ketchup-it, të cilin keni provuar pa sukses ta shtrydhni nga shishja?

Truku tjetër u bë viral në rrjete dhe tiktokerja, Jessica Ridger vendosi ta provonte.

“Kur duan të shtrydhin pjesën e mbetur të ketchup-it, shumica e njerëzve godasin shishen. Nëse doni të hidhni gjithçka, provojeni këtë”, tha ajo dhe tregoi një “taktikë të veçantë”.

Theksojmë se metoda është efektive, por në të njëjtën kohë e rrezikshme.

Nëse shishja hapet, do t’i keni duart plot duke e pastruar, ndaj bëni kujdes.

Ne nuk do të zbulojmë se çfarë duhet të bëni, por shikoni videon dhe shikoni vetë efektivitetin. /Telegrafi/