Pajtim Shurdhani

Si e ndaloi Policia mërgimtarin për dënimin e paguar para dy viteve? (VIDEO)

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmetoi hulumtimin për rastin e Pajtim Shurdhanit, mërgimtarit nga Amerika i cili u arrestua në pikën kufitare në Han të Elezit nga Policia e Kosovës për një dënim të cilin Shurdhani e kishte paguar para 2 viteve.

Ai kishte hyrë në Kosovë mirëpo ishte arrestuar vetëm gjatë daljes në kufi.

“Tu shku për Amerikë më kanë lëshuar fletarrestin në kufirin e Hanit të Elezit. Policia me kanë thanë se i ke burg 25 ditë për një dënim që e kam kryer lëndën në 2016 që janë ba pagesat dhe u kanë procedurë e kryer”, tha Shurdhani.

Shurdhani ka sqaruar se shtetit të Kosovës iu deshën 12 orë për ta verifikuar se dënimi për të cilin ai u ndalua ishte i paguar.

Emisionin e plotë ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

https://www.youtube.com/watch?v=YfImfEnh66Q