Si e “çmendi” Vuçiqin Fondacioni gjerman pas hartimit të statutit të Asociacionit

Ndonëse autoritetet në Serbi së fundmi morën mesazhe të qarta nga Gjermania për të “frenuar” kritikat e shpeshta dhe fjalët e ashpra ndaj tyre, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk po dorëzohet.

Fondacioni gjerman Friedrich Ebert hartoi statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe kjo bëri që presidenti të “çmendej nga inati” dhe të shqiptonte një sërë kritikash kundër tyre.

Pse Vuçiq vazhdon luftën me gjermanët? Përgjigjen e jep një fjali krejt tjetër e Vuçiqit. Shkruhet – “Unë shqetësohem vetëm për investimet”.

Në sfondin e konfliktit të hapur me Gjermaninë, që ka vazhduar që nga largimi i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, siç shprehet për Nova.rs analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiq, është frika se Gjermania do të ndikojë që fondet e Bashkimit Evropian të mbyllën për Serbinë. Por jo për shkak të Kosovës, as për shkak të Ukrainës, por për shkak të sundimit të saj autoritar, demokracisë së rrënuar dhe mungesës së shtetit ligjor.

Presidenti i Serbisë, gjatë intervistë në televizionin “Happy” ka folur për faktin se Fondacioni Friedrich Ebert e ka njoftuar se kanë hartuar statutin e Asociacionit.

“U çmenda nga inati, sidomos sot që jemi informuar nga Fondacioni Friedrich Ebert se kanë hartuar statutin e ASK-së. Neve na tregon OJQ-ja gjermane për kompetencat e ASK-së. Kush jeni ju, çfarë kompetencash dhe lidhjesh keni me serbët”, tha Vuçiq.

“Çfarë lidhje ka Friedrich Ebert, kush jeni ju që merreni me të (Asociacionin)”, pyeti presidenti serb dhe shtoi se e dinte se ishte i mërzitur për gjithçka që tha.

“Unë e di që do të më sulmojnë për këtë që them, tani çfarë keni për të propozuar, është çështje e serbëve dhe shqiptarëve nëse është e dikujt tjetër, çfarë keni për të thënë dhe ndërhyni në atë që serbët do të bëjnë në komunat e tyre”, tha Vuçiq.

Dhe kështu ai bëri edhe një herë kritika ndaj shtetit, të cilin e “ngriti në qiell” në kohën e Angela Merkelit. /Ballkani.info/