Si dukej Megi Pojani dhe të tjerat pa operacione

Disa nga vajzat e shoëbizit i janë nënshtruar të paktën një herë ndërhyrjeve estetike, por shumë pak nga to e kanë pranuar. Më poshtë keni disa prej tyre që e kanë pranuar operacionet plastike.

Megi Pojani, së fundmi në ekran e shohim si prezantuese te “Maskat” në Top Channel. Postimet në Instagram janë të shumta nga Megi, e cila gjithmonë zgjon kuriozitet te ndjekësit e saj. Por si është dukur Pojani para se të behej e famshme, faqja e njohur “Vipat e Bllokut”, kanë postuar disa foto të Megit ku shihej plotësisht ndryshe nga se si duket ajo sot.

No description available.
Megi Pojani

Flaka Krelani, ndonëse e akuzuar shpesh është akuzuar për operacione plastike, të cilat dhe duken qartë po të kthehemi pas në kohë, por Flaka një gjë të tillë nuk e ka pranuar kurrë duke thënë: “Nuk janë ato ndërhyrje qysh jeni tu i mendu, dhe qysh janë hiperbolizu. Nëse flisni për përmasa trupore brisk në trupin tim kurrë s’ka hy”, ishte shprehur Krelani.

No description available.
Flaka Krelani

Era Istrefi është gjithashtu një nga vajzat e shoëbizit që i është nënshtruar operacioneve plastike. Era ka pranuar që ka bërë buzët në një intervistë në fillimet e karrierës së saj. Ndërsa së fundmi këngëtarja është akuzuar që ka bërë edhe gjoksin.

No description available.
Era Istrefi

Dafina Zeqiri nuk ka të njëjtën pamje si vite më parë, kjo është e dukshme. Por edhe këngëtarja e pranon që kjo është falë operacioneve plastike. Në një emision disa vite më parë ajo ka treguar se i është nënshtruar kirurgjisë plastike dhe ka bërë gjoksin dhe hundën. Gjithashtu Dafina ka bërë edhe buzët që i kanë dhënë një pamje krejt tjetër dhe më të bukur.

No description available.
Dafina Zeqiri

Të tjerët e zmadhojnë, Genta Ismajli e zvogëlon. Këngëtarja ka deklaruar në një intervistë se e ka zvogëluar gjoksin. Ajo ishte shprehur duke thënë: “Më ka dhembur shumë shpina”. Genta gjithashtu ka bërë hundën dhe buzët.

No description available.
Genta Ismaili