COVID-19

Si duhet të bëni seks gjatë pandemisë: Tregon seksologu kosovar

Gazetar: Liridon Spahiu

Distancimi shoqëror është vetëm një nga kërkesat e vazhdueshme tash e disa muaj nga OBSH-ja, qeveritë e institucionet e shumta shëndetësore, me qëllim të evitimit të përhapjes së virusit COVID-19

Gjatë kësaj periudhe janë ngritur diskutime prej më të ndryshmeve, duke e ndërlidhur këtë virus me shumë aspekte të jetës së përditshme.

Nëse jo në media, në bisedat e përditshme nuk ka munguar kureshtja dhe shqetësimi për atë nëse Covid-19 mund të përhapet edhe përmes marrëdhënieve intime.

Lidhur me këtë, deri më tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje konkrete nga ekspertë të këtyre fushave.

Por, se duhet pasur kujdes të shtuar gjatë marrëdhënieve për shkak të kësaj situate, e thotë seksologu Hajrullah Fejza.