Si do t’i marrin qytetarët paratë pas votimit të Ligjit, deklarohen nga Trusti

Pas kalimit në lëxim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Trust ka njoftuar se do të bëhen të ditura të gjitha detajet e aplikimit.

Trust përmes një njoftimi për media, ka thënë se pas leximit të dytë, ligji duhet të dekretohet nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Më pas, do të bëhen të ditura detajet për aplikim.

Njoftim i plotë:

Ligjit i rimëkëmbjes ekonomike që mundëson tërheqjen prej 10%, ka kaluar sot (12.10.2020) në lexim të parë.

Parlamenti duhet të kalojë ligjin edhe në leximin e dytë.

Pas leximit të dytë ligji duhet të dekretohet nga Presidenti.

Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit.