Si do të quhet fëmija i Meghan dhe Harry-t? Fillojnë bastet

Dje ka bërë bujë konfirmimi nga Pallati Mbretëror se Dukesha Meghan Markle është në pritje të fëmijës së parë me Princin Harry, Dukën e Sussex.

Pas valës së parë të reagimeve ndaj lajmit te befasishëm të shtatzanisë së Meghan Markle, nuk vonuan shumë që të nisën bastet e opinionet në lidhje me emrin që do të mbajë fëmija, i shtati në linjë për fronin mbretëror.

Nuk dihet ende nëse është djalë apo vajzë, ndaj supozimet përfshijnë emra të të dyja gjinive.

Në krye të listës janë: Victoria, Albert, Arthur dhe Diana, në nder të mamasë së princit.

Por ka dhe mundësi të tjera: Philip, Elizabeth, Alice, Mary, Frederick, Charles, Edward apo James.

Agjentët e basteve shkojnë me idenë se familja mbretërore është tradicionaliste dhe do të zgjedhë një emër më histori si për mbretërinë, ashtu edhe për vetë Shtëpinë mbretërore.

Megjithatë, duhet mbajtur parasysh dhe fakti që dukesha ka lindur në Amerikë dhe mund të ketë një mendim krejt tjetër për emrin që duhet të mbajë fëmija i saj./bordo